Aktualitet

Zbulohet shkresa e SPAK për Kuvendin: Hapini rrugë arrestimit të Alqi Bllakos (FOTO)

29 Mars 2022, 13:27 Nga DOSJA
Zbulohet shkresa e SPAK për Kuvendin: Hapini rrugë arrestimit të

TIRANË– Është zbardhur kërkesa që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllakos. Në shkresën drejtuar Kuvendit të firmosur nga kreu i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar që të jepet autorizimi që deputetit socialist t’i vendosen prangat.

Në shkresën me gati 20 faqe drejtuar Kuvendit, sipas SPAK ka rezultuar e nevojshme dhe e bazuar caktimi i masës “arrest në burg”, pasi deputeti akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Bllako ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes “në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt” në shumën prej 14 milionë e 964 mijë e 900 lekësh.

SPAK ka caktuar masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim Edmond Bllakos., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 metër katror, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144 mijë e 246 euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14 milionë e 964 mijë e 900 lekësh.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll