Aktualitet

Gripi i shpendëve, Gjeci: S’ka vatër të re, vijojnë kontrollet në territorin e Shqipërisë

29 Mars 2022, 12:09 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, Gjeci: S’ka vatër të re, vijojnë

TIRANË– Në 24 orët e fundit nuk është gjetur asnjë vatër e re me grip shpendësh në Shqipëri. Kështu deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, Ermira Gjeci. Ajo tregoi se nuk është denoncuar asnjë rast i ri ndërkohë që shtoi se kontrollet po vijojnë në fermat në vend.

DEKLARATA:

Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër. AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. Në 24 orët e fundit,  Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar, Nuk kemi vatra të reja infeksioni, Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar, Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara. Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta.

Lajmi që në zonën e Durrësit kishte raste të gripit të shpendëve u raportua fillimisht nga Dosja.al. Ministrisë së Bujqësisë ju deshën ditë të tëra që të bindej se ky grip qarkullonte. Deri më tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër, Divjakë e Korçë, ku edhe ndalohet tregtimi i shpendëve të gjalla.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll