Politike

VD-Arrestimet e SPAK! Këlliçi: Prangat duhet të tunden mbi Agaçin, Veliajt dhe Ramën

29 Mars 2022, 10:40 Nga DOSJA
VD-Arrestimet e SPAK! Këlliçi: Prangat duhet të tunden mbi

TIRANË– Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuara sot nga SPAK për zyrtare, ish zyrtarë dhe deputetin e PS Alqi Bllako, për skandalin e inceneratorit te Fierit. Këlliçi deklaroi se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve për të vënë pas hekurave shkaktarët kryesorë.

“Nuk është lajm i gëzueshëm vetëm kërkesa për arrestimin e një deputeti të PS-së. Është momenti për të ngritur zërin në mënyrë që Rama, Veliaj, Ahmetaj e Agaci të mbajë përgjegjësi”, theksoi ai para mediave.


DEKLARATA E PLOTË:

Sot pamë shown e rradhës së drejtësisë së re me “peshqit e vegjël”. Në fillim dua ta nis me një thirrjedrejtuar PS dhe Edi Ramës që t’i hapë rrugë menjëherë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, për t’i hapur rrugë hetimit të deputetit Alqi Bllako i cili është kërkuar sot nga organi akuzës. Por, për asnjë moment qytetarët shqiptarë nuk duhet ë harrojnë se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë vetëm pikënisja e kësaj afere. Nëse sot drejtësia do t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, pa asnjë mëdyshje, prangat duhet të tunden mbi Ëngjëll Agaçin, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn dhe mbi të gjitha kryeinskenuesin e kësaj afere, regjisorin dhe urdhëruesin e kësaj afere, Edi Ramën. Gjatë këtyre muajve opinionit publik i është bërë e ditur, dhe këtu gjej rastin të përshëndes mediat investigative, portalet e ndryshme, gazetarë me shumë kurajo që kanë thënë të vërtetën atëherë kur censura ka qenë e plotë mbi këtë aferë. Dua të gjej rastin të përgëzoj edhe punën që është bërë edhe në komisionin hetimor për inceneratorët, për të bëre transparencë mbi këtë aferë. Dua të përshëndes bashkëpunim që kemi patur me parti të tjera opozitare, në mënyrë të veçantë me LSI, që ka bërë publike me dhjetëra dokumente autentike dhe çdo demokrat, çdo opozitar, çdo deputet dhe çdo qytetar që ka ngritur zërin për këtë aferë. Sot shqiptarët kanë parë se organi i akuzës ka lëshuar një seri urdhër arrestesh por i ka lëshuar për shërbëtoret e pushtetit. Pa diskutim ata që kanë hedhur firmën në këtë aferë janë përgjegjës, por ideatorët dhe përfituesit e vërtetë sikundër ne kemi vite që e themi, por e keni parë të faktuar me prova dhe dokumente, me prova autentike këto 6 muajt e fundit që nisin me Edi Ramën, Erion Veliajn, Arben Ahmetaj dhe Engjell Agaçin.

Vërtetë sot ka patur disa urdhër arreste ne inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, por kreu i gjithë kësaj vjedhje është inceneratori i Tiranës, është skema mafioze me inceneratorin e Tiranës dhe personi përgjegjës është Erion Veliaj, i cili me firmën e tij, personalisht i ka hapur rrugë koncenionarit për të marrë 128 mln euro, një kompani e cila është themeluar 24 ore para se të merrte kontratën me shtetin shqiptar. Afera e incenetatorëve na ka bërë të njohur me fakte dhe prova tronditëse sesi kjo vjedhje galopante e cila ka tronditur çdo shqiptar, ka thyer çdo rekord botëror për sa i përket procedurave, që janë miratuar 17 procedura brenda një dite, një natë dhjetori i vitit 2014, se si është hedhur hi syve të shqiptarëve me media të paguar në mënyrë të rregullt, sesi gjatë periudhës së pandemisë inceneratorët shpenzonin qindra mijëra lekë me bileta udhëtimi, ndërkohë që e gjithë bota ishte e izoluar. Sesi pronarët e inceneratorëve merrnin para nga shteti, paguanin veten për të këshilluar vetveten. Dhe sesi inceneratori i Elbasanit dhe Fierit prinin fatura për sheqer, oriz dhe makarona.
Unë uroj që drejtësia në këtë rast, në këtë dosje të bëjë një here të vetme drejtësi. Sot nuk është një lajm i gëzueshëm, vetëm kërkesa për të arrestuar një deputet të PS dhe për të çuar pas qelisë një sërë drejtuesish të Ministrisë së Mjedisit dhe agjencive të tjera të përfshirë.

Por sot është momenti për të ngritur zërin dhe për të kërkuar që Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Engjëll Agaçi të mbajnë përgjegjësi për aferën më të madhe korruptive të shekullit.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-MASAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi spak per inceneratoret belind kelliçi spak per inceneratoret

Sondazh

Poll