Bota

Rusia ndërron sërish strategji, Shoigu: Synimi kryesor është çlirimi i Donbasit

29 Mars 2022, 11:29 Nga DOSJA
Rusia ndërron sërish strategji, Shoigu: Synimi kryesor është

RUSI- Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “qëllimi kryesor” i Moskës në Ukrainë ishte tani çlirimi i rajonit të Donbasit, një shenjë se Moska mund të kalojë në objektiva më të kufizuara pasi u përball me rezistencën e ashpër të Ukrainës në muajin e parë të luftës.

‘Detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit janë përfunduar. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm, gjë që bën të mundur përqendrimin e vëmendjes dhe përpjekjeve tona kryesore në arritjen e qëllimit kryesor, çlirimin e Donbasit.’‘-tha Shoigu.

Sipas Guardian, Shoigu pohoi më tej se forcat ajrore të Ukrainës dhe sistemi i mbrojtjes ajrore janë shkatërruar praktikisht dhe se Rusia tani kontrollon qiejt.

Të premten e kaluar, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë tha gjithashtu se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte “përgjithësisht” e përfunduar, duke thënë se vendi do të fokusohej në “çlirimin” e rajonit të Luhanskut të Ukrainës dhe rajonit të Donetskut, të njohur së bashku si Donbas.

Forcat e vendit megjithatë kanë vazhduar aksionin e tyre në disa fronte beteje anembanë Ukrainës gjatë fundjavës, duke përfshirë sulmin në qytetin perëndimor të Lviv, ku një raketë lundrimi ruse u përplas në një depo karburanti.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei shoigu lufta ukraine-rusi sergei shoigu

Sondazh

Poll