Bota

Presidenti i linjës ajrore Emirates: Do të vazhdojmë të operojmë në Rusi

29 Mars 2022, 09:38 Nga DOSJA
Presidenti i linjës ajrore Emirates: Do të vazhdojmë të

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një nga linjat ajrore më të mëdha në botë, Emirates do të vazhdojë të fluturojë në Rusi derisa pronarët e saj të thonë të kundërtën. Sipas Sky news, presidenti i linjës ajrore ‘Emirates’ Tim Clark ka thënë që linja ajrore e Emirateve te bashkuara ka shumë arsye se pse fluturojnë drejt Rusisë.

“Përderisa shteti, pronari ynë, na kërkon të fluturojmë atje, ne do të vazhdojmë. Ka shumë arsye pse ne fluturojmë, ne bartim mallra humanitare në strehët tona. Ne kemi OJQ që udhëtojnë brenda dhe jashtë Rusisë. Ne kemi komunitetin diplomatik që hyn dhe del nga Rusia… kështu që të gjithë ne duhet të vazhdojmë punën, pa marrë një qëndrim politik për momentin,”-tha Tim Clark presidenti i linjës ajrore.

Emirates është një nga dy linjat ajrore shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumica e linjave ajrore perëndimore kanë ndërprerë linjat ajrore me Rusinë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi tim clark lufta ukraine-rusi tim clark

Sondazh

Poll