Bota

Pas 1 ore diskutimesh përfundon takimi mes krerëve të delegacionit rus dhe ukrainas

29 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
Pas 1 ore diskutimesh përfundon takimi mes krerëve të

TURQI-Pas një orë diskutimesh, përfundon takimi ballë për ballë me krerët e delegacioneve të Moskës dhe Kievit, përkatësisht këshilltarit presidencial rus Vladimir Medinsky dhe Davyd Arakhamia, kreut të partisë ‘Shërbëtori i Popullit’ të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas La Republica, kjo u konfirmua nga një burim i afërt me negociatat ku thuhet se bisedimet do të vazhdojnë në format të zgjeruar.

Takimi i rangut të lartë midis delegacionit ukrainas dhe rus u zhvillua në prani të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve, negociatori rus Vladimir Medinsky pritet të japë një deklaratë pas disa orësh.

LAJM KRYESOR:Lufta në Ukrainë! Nis raundi i bisedimeve Moskë-Kiev në Turqi, Erdogan i pranishëm

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi davyd arakhamia vladimir medinsky bisedimet ukraine-rusi davyd arakhamia vladimir medinsky

Sondazh

Poll