Bota

Raund i ri bisedimesh, Zelenskyy: Qëllimi ynë është paqja, presim rezultatet

29 Mars 2022, 07:20 Nga DOSJA
Raund i ri bisedimesh, Zelenskyy: Qëllimi ynë është paqja,

UKRAINËPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se në raundin e ri të bisedimeve mes negociatorëve rusë dhe ukrainas që do të mbahet në Stamboll, kërkon paqe. Sipas TRT Zelenskyy theksoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshme.

 “Përpara kemi një raund të ri negociatash. Siç u informova, ka një mundësi dhe nevojë për një takim ballë për ballë në Turqi. Kjo nuk është keq. Le të shohim rezultatin. Prioritetet tona në negociata janë të njohura. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë pa dyshim pika diskutimi. Garancitë efektive të sigurisë për Ukrainën janë “të domosdoshme. Qëllimi ynë është i qartë paqja dhe rivendosja e jetës normale në lindje të shtetit tonë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Zelenskyy.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij Dmitry Kuleba, kanë biseduar në telefon për negociatat ruso-ukrainase që do të zhvillohen në Stamboll. Turqia vazhdon pa ndërprerje përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund krizës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Bisedimet po zhvillohen në përpjekje për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry kuleba lufta ukraine-rusi mevlüt çavuşoğlu volodymyr zelenskyy dmitry kuleba lufta ukraine-rusi mevlüt çavuşoğlu volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll