Bota

Perëndimi i Kievit, është rimarrë nga forcat ukrainase

29 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
Perëndimi i Kievit, është rimarrë nga forcat ukrainase

UKRAINË- Një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Vadym Denysenko, tha në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv se forcat ukrainase po kundërsulmojnë në lindje të kryeqytetit. Sipas CNN forcat ukrainase kanë nisur kundërsulmet në pjesë të Kievit, ndërsa Irpin në perëndim të kryeqytetit është vënë nën granatime, pasi qeveria ukrainase pretendoi se kishte rimarrë periferinë të hënën.

“Në rajonin e Kievit, pas fshatit Lukianivka, ku pati beteja shumë të ashpra disa ditë më parë, çliruam fshatin Rudnytske. Domethënë, ne po forcojmë. Ne kemi filluar të kalojmë në kundërsulme të caktuara.”tha Denysenko.

Lufta sot është në ditën e 34-të që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sulmet nuk ndalen. Ndërsa bota përgatitet për një raund të ri bisedimesh mes dy palëve, numri i të vdekurve vazhdon të rritet

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym denysenko lufta ukraine-rusi vadym denysenko

Sondazh

Poll