Bota

Mbretëria e Bashkuar: Grupi Wagner pritet të vendosë më shumë se 1000 mercenarë në Ukrainë

29 Mars 2022, 10:05 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar: Grupi Wagner pritet të vendosë më

MBRETËRIA E BASHKUAR- Grupi famëkeq ushtarak privat rus ‘Wagner’ është vendosur në Ukrainën lindore sipas zyrtarit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, AVM Mick Smeath. 

“Ata pritet të vendosin më shumë se 1000 mercenarë, duke përfshirë udhëheqës të lartë të organizatës, për të ndërmarrë operacione luftarake.Për shkak të humbjeve të mëdha dhe një pushtimi kryesisht të ngecur, Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të ripërcaktojë personelin e Wagner për Ukrainën në kurriz të operacioneve në Afrikë dhe Siri,”-tha Smeath.

Sipas Sky news, të martën e kaluar, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve se Grupi Wagner është aktiv në Ukrainë.

“Tani për tani, SHBA nuk po sheh indikacione të prekshme që rusët po bëjnë për tu ri-furnizuar, por ne e shohim se si ata po i bëjnë  përpjekjet, diskutime dhe gjithashtu po bëjnë plane të tilla si në aspektin e ri-furnizimi dhe gjithashtu në përforcimin e forcave ushtarake ruse” -tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi wagner lufta ukraine-rusi wagner

Sondazh

Poll