Bota

LUFTA/ Hapen tre korridore humanitare sot në Ukrainë

29 Mars 2022, 09:05 Nga DOSJA
LUFTA/ Hapen tre korridore humanitare sot në Ukrainë

UKRAINË- Qeveria ukrainase po operon sot në tre korridore humanitare për të larguar civilët nga porti i rrethuar i Mariupolit dhe qytetet e pushtuara nga Rusia, Enerhodar dhe Melitopol.

Sipas sky news, dje nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës tha se vetëm 586 persona arritën të largoheshin nga qyteti jugor i Mariupolit me makinë përmes korridoreve humanitare.

Kyrylo Tymoshenko tha në një postim në internet se 513 të tjerë u evakuuan me autobus në rajonin lindor të Luhanskut. Të gjitha korridoret humanitare të qojnë në qytetin jugor të Zaporizhzhia të kontrolluar nga Ukraina. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për gjuajtje në rrugë humanitare gjatë javëve të fundit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sot bisedimet e radhës në Turqi, Putin lejon korridoret humanitare në Mariopul

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kyrylo tymoshenko lufta ukraine-rusi kyrylo tymoshenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll