Aktualitet

IKMT nis shembjet në Radhimë/ TENSIONE, gruaja ndihet keq, pronarët: I duan për vete

28 Mars 2022, 10:40 Nga DOSJA
IKMT nis shembjet në Radhimë/ TENSIONE, gruaja ndihet keq,

VLORË– Shembja e disa objekteve në zonën e Radhimës nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka shkaktuar tensione te pronarët e ndërtesave. Syri.net ka ndarë një rrëfim të një prej qytetareve e cila shprehet se është motra e personit që do i shembin objektin. Pas saj shihen mjekët që po masin tensionin e një gruaje e cila mesa duket është ndjerë keq. Pronarët e objekteve kundërshtojnë shembjen pasi pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt. Një objekt trekatësh, që shërben si hotel pushimi gjatë verës, pritet të shembet, ndërsa të projektuar për shembje janë dhe disa bare e restorante.

‘Është i vllait, i prishin pa leje, se di vijnë manipulime ka plot, korrupsion ka plot, ku të vejë vëllai me fëmijët. Ja dhe vëllait tjetër i prishet lokali, se i duan për vete’- thotë gruaja.

Në ndihmë të punonjësve të IMT-s, kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë që një nga pronaret e objektit që do të shembet, ka pasur probleme shëndetësore gjatë ndërhyrjes së fadromave për prishjen e hotelit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

IKMT në Radhimë, gruaja mes lotësh: Na e prishën godinën pa vendim

TENSIONE në Vlorë/ IKMT shemb objektet, pronarët përleshen me policinë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne vlore vlore ikmt ne vlore vlore

Sondazh

Poll