Art&Argëtim

E akuzuan se ka përdhunuar një të mitur, reagon për herë të parë Gjiko: Familja më mbështet

28 Mars 2022, 14:53 Nga DOSJA

PRISHTINË– Sot reperti Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit Gjiko ka reaguar duke thyer heshtjen ndaj akuzave për përdhunim. Në një postim në rrjetet e tij sociale, reperi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka përdhunuar një të mitur nën ndikimin e substancave narkotike, duke i ka quajtur të pavërteta të sajuara. Ndërsa shton se vetë ka përgatitur dy kundërpadi, duke u shprehur se është gati për t’u përballur me drejtësinë pasi është i pafajshëm. 

Të nderuar familjarë dhe miq! Gjaë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lërë më një vajzë 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë sot kam përgatitur dy paditë e mia. Unë besoj se drejtësia do ta nxjerrë në pah pastërtinë time. Në fund dua t’ju falenderoj të gjithë ata që kanë gjetur kohë të më mbështesin, e unë ashtu si# nuk ia kam koritë kurrë nuk kam me iu koritë as në të ardhmen,”-shkruan ai. 

Asdren Gjikolli akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, duke e mashtruar fillimisht të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe. Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se në vitin 2017, reperi ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën dhe i kishte dhënë substanca narkotike. Ndërkohë ‘FrontLine’ raporton se Elita Rudi, bashkëshortja e tij, ka vendosur ta mbështesë bashkëshortin në procesin gjyqësor, ndonëse ky skandal ka tronditur thellë martesën e tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz asdren gjikolli gjiko asdren gjikolli gjiko

Sondazh

Poll