Sport

Hajdutët kërcënojnë me thikë dhe grabisin talentin e Mançester Junajtid

28 Mars 2022, 08:21 Nga DOSJA
Hajdutët kërcënojnë me thikë dhe grabisin talentin e

ANGLI – Holandezi Tahith Chong (22 vjeç), një futbollist në pronësi të Manchester United, i cili këtë sezon luan si i huazuar te Birmingham City në kampionatit anglez, jetoi një nga netët e tij më të hidhura kur u grabit me thikë në shtëpinë e tij.

Ka qenë tabloidi britanik “The Sun” ai që ka zbuluar se cila është grabitja e pestë e një lojtari rezident në Mançester, që nga Krishtlindjet e kaluara. Victor Lindelof, Jesse Lingard, ‘qytetari’ Joao Cancelo dhe Paul Pogba, i cili u grabit vetëm 12 ditë më pare, gjatë ndeshjes së dytë të fazës së 1/16 të Champions League kundër Atlético Madrid, kanë pësuar grabitje në muajt e fundit.

Tre persona të veshur me kapuç hynë në rezidencën e Chong dhe e mbajtën nën thikë, ndërsa morën sende me vlerë si ora dhe bizhuteri. Sikur të mos mjaftonte kjo, “The Sun” siguron se hajdutët u tallën me lojtarin, duke i thënë se sa e lehtë ishte të hynte në shtëpinë e tij dhe e lanë “jashtëzakonisht të tronditur”.

Ky sezon në Birmingham është huazimi i tretë radhazi për Chong, kontrata e të cilit me Manchester United përfundon më 30 qershor. Pasi kaloi te Werder Bremenin gjerman dhe Bruges, me të cilët u shpall kampion i Jupiler Pro League në Belgjikë në vitin 2021, krahu i majtë përfundoi te ‘blutë’, ku është bërë i padiskutueshëm.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport holandezi tahith chong ish-legjenda e manchester united kur luan për manchester united holandezi tahith chong ish-legjenda e manchester united kur luan për manchester united

Sondazh

Poll