Aktualitet

Zgjedhjet për presidentin/Balla: Po afron dita, deputetët të paraqesin ‘short list’ me emra

28 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
Zgjedhjet për presidentin/Balla: Po afron dita, deputetët të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin do të jenë të mandatuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Balla tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira e socialistëve është për konsultim e dialog nga të gjitha palët. Këto deklarata Balla i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar. Po ashtu ai shtoi se deputetëve u kanë kërkuar një listë me kandidatët që mendojnë për në krye të shtetit.


Po afron dita që të kemi një kalendar për zgjedhjet e presidentit të republikës. Duhet të fillojë procesi, dëshira jonë është që të ketë një proces të hapur konsultimesh. Bashkë me mua do të jetë edhe Spiropali edhe Gjiknuri si të mandatuar nga grupi parlamentar për të konsultuar me grupe të tjera, me deputetë për të krijuar një dialog në funksion të procesit të zgjedhjes së presidentit. Prej sot kanë nisur brenda grupit parlamentar, u është kërkuar deputetëve që të vijnë me propozime, një short list të atyre që mund të jenë kandidatë.‘- tha Balla.

LAJMI KRYESOR: VD- Rama mbledh grupin e PS-së, ministrat futen në këmbë, në fokus ekonomia

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi parlamentar i ps 28 mars 2022 taulant balla grupi parlamentar i ps 28 mars 2022 taulant balla

Sondazh

Poll