Aktualitet

FOTO + EMRI/ Zbulohet shqiptari që vrau biznesmenin italian, muratori ‘kyç gojën’

28 Mars 2022, 07:28 Nga DOSJA
FOTO + EMRI/ Zbulohet shqiptari që vrau biznesmenin italian, muratori

ITALI– Ilir Leba, 47 vjeç, është shqiptari që është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vrarë me thikë biznesmenin italian, Tommaso Dini, 50 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se Leba ka preferuar të qëndrojë i heshtur para grupit hetimor dhe të mos flasë për asgjë në lidhje me motivet që e bënë të vriste italianin.

Ai përfaqësohet nga avokati Neri Cappugi. I arrestuari është një murator gjithashtu banues në Scandicci si viktima. Ai është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij. Shqiptari jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka precedentë penalë.

Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës e kjo dyshohet të ketë qenë dhe nisja e sherrit mes tyre, por arsyeja nuk është zbardhur ende.

Gjithçka ndodhi një natë më parë në Piazza Piave, Firenze. Shqiptari u përlesh fizikisht fillimisht me italianin dhe më pas e qëlloi me thikë. 50-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa 48-vjeçari shqiptar u vu në pranga.

LAJM KRYESOR:EMRI + FOTO/ Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir leba shqiptari vret biznesmenin italian tommaso dini ilir leba shqiptari vret biznesmenin italian tommaso dini

Sondazh

Poll