Aktualitet

I vuri flakë pyllit për të hapur kullota, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

28 Mars 2022, 06:21 Nga DOSJA
I vuri flakë pyllit për të hapur kullota, arrestohet

TIRANË– Një 60-vjeçar me inicialet D.S., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka djegur një pjesë të pyllit të Maknorit. Sipas njoftimit të policisë, 60-vjeçari ka ndezur zjarr në lagjen “Ullishte” në fshatin Maknor me qëllim hapjen e kullotave. Por, gjithçka i ka dalë nga kontrolli dhe për pasojë, burri në fjalë ka djegur pyllin. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll