Sport

Van Dijk del hapur kundër skemave taktike të trajnerit, Van Gaal i përgjigjet…

27 Mars 2022, 19:20 Nga DOSJA
Van Dijk del hapur kundër skemave taktike të trajnerit, Van Gaal i

HOLANDE – Virgil van Dijk ka deklaruar se ai personalisht mendon, se skuadra kombëtare e Holandë po luan me formacionin dhe skemat e gabuara nën drejtimin e trajnerit Louis van Gaal, edhe pse kombëtarja e tij mposhti Danimarkën 4-2 të shtunën.

Futbollisti i Liverpoolit u vendos në mes të një treshe mbrojtëse, pasi Van Gaal zgjodhi të vendosej në një sistem 3-4-1-2 kundër danezëve, por Van Dijk nuk ishte i buzëqeshur në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam.

70-vjeçari ka drejtuar “portokallinjtë” edhe nga 2000 në 2001 dhe përsëri nga 2012 në 2014, ku ai e çoi Holandën drejt një vendi të tretë në Kupën e Botës të Brazilit. Van Gaal do ta drejtojë Holandën edhe në skenën e madhe të “Katar 2022”.

Megjithëse Van Dijk pranoi se ndeshja paraqiti shumë gjëra pozitive për skuadrën e tij, ai u shpreh se mendon se mund të bëhen përmirësime dhe deklaroi preferencën e tij për një rreshtim taktik 4-3-3.

“Deri më sot kemi qenë duke u stërvitur fort, me shumë taktika dhe takime. Ka momente të mira, por edhe gjëra për të përmirësuar,”- tha 30-vjeçari për NOS. “Sigurisht që po luajmë me një sistem të ri, kërkohen gjëra të ndryshme nga lojtarët. A më pëlqen sistemi? Epo, unë jam ende në favor të 4-3-3, por nuk jam trajner i kombëtares dhe ai ka një mendim shumë të fortë për të.”

Komentet e Van Dijk nuk kaluan pa u vënë re nga trajneri i tij i kombëtares, i cili u përgjigj menjëherë gjatë daljeve të tij mediatike pas ndeshjes. “Unë e di se ai e ka atë preferencë, ai gjithmonë e ka thënë këtë publikisht. Ne e kemi pasur këtë debat që kur erdha këtu. Por trajneri vendos taktikat,”- u përgjigj Van Gaal. Toni i komenteve tregon se trajneri nuk është më i kënaqur me komentet e kapitenit të tij.

Një provë e ashpër pret Holandën në miqësoren ndaj Gjermanisë në formë të Hansi Flick të martën, përpara se vëmendja të kthehet në Nations League në verë. Skuadra e Van Gaalit është në të njëjtin grup me Belgjikën, Uellsin dhe Poloninë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp aleksander-arnold dhe virgil van dijk holanda louis van gaal tulipanet “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp aleksander-arnold dhe virgil van dijk holanda louis van gaal tulipanet

Sondazh

Poll