Sport

Lufta në Ukrainë/ Gjimnastja Katya Dyachenko humb jetën, një raketë godet shtëpinë e saj

27 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA

UKRAINE –Kjo është gjimnastja jonë Katya Dyachenko. Ajo është 11 vjeç. Ajo vdiq nën rrënojat e shtëpisë së tij në Mariupol, kur një predhë ruse e goditi atë gjatë ditës. 

Ajo mund të kishte një të ardhme të ndritur përpara si një kampione e re ukrainase. Por në një sekondë iku”,– ka postuar në profilin e saj në Twitter deputetja ukrainase, Anna Prutova.

Dyachenko i bashkohet 136 fëmijëve që, sipas autoriteteve ukrainase, kanë humbur jetën si rezultat i pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt. Raportohet se janë plagosur edhe 199 të mitur. Sipas të dhënave nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, shumica e viktimave kanë ndodhur në kryeqytetin, Kiev.

Ka qenë vetë trajnerja e të miturës, Anastasia Meshchanenkov, e cila e ka konfirmuar lajmin përmes llogarisë së saj në Instagram.

Po kështu, 570 objekte shkollash apo arsimore janë sulmuar nga trupat ruse, nga të cilat 73 janë shkatërruar totalisht. Shumica e shkollave janë goditur në rajonin e Donetskut, në frontin lindor të vendit, ku 138 janë goditur nga sulmet ruse. Rreth 41 shkolla në rajonin e kryeqytetit Kiev janë prekur gjithashtu.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atentat ndaj ndihmesit te presidentit te ukraines forcat e armatosura te ukraines gjimnastja jonë katya dyachenko atentat ndaj ndihmesit te presidentit te ukraines forcat e armatosura te ukraines gjimnastja jonë katya dyachenko

Sondazh

Poll