Sport

Rinovimi i kapitenit Marquinhos, ngec te Paris SG. Mbrojtësi kërkon vlerësim…

27 Mars 2022, 09:46 Nga DOSJA
Rinovimi i kapitenit Marquinhos, ngec te Paris SG. Mbrojtësi kërkon

FRANCE – PSG dhe Marquinhos janë të dënuar të kuptojnë njëri-tjetrin. Është çështje kohe që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje për të nënshkruar rinovimin e brazilianit.

Për momentin, megjithatë, negociatat kanë arritur në një pikë bllokimi, sepse propozimi ekonomik i klubit është shumë larg asaj që kërkon qendërmbrojtësi, i cili zë shkallën e katërt të pagës në dhomat e zhveshjes së skuadrës pariziene, në të njëjtin nivel me Verrattin . Thuhet se ai paguhet rreth 1.2 milionë euro bruto në muaj.

Marquinhos ishte një nga emrat e mëdhenj në humbjen në “Santiago Bernabéut”, pikë kthese e një sezoni të dështuar në Champions League. Pavarësisht se shumë tifozë e hoqën zhgënjimin ndaj tij, kapiteni nuk është pjesë e listës së ndryshimeve që klubi dëshiron të bëjë nga qershori.

Si presidenti Al Khelaifi ashtu edhe drejtori sportiv Leonardo e konsiderojnë atë thelbësor për të udhëhequr skenën në sezonin e ardhshëm.

Bisedimet mes Marquinhos dhe PSG kanë nisur muaj më parë. Kontrata e futbollistit brazilian përfundon në vitin 2024 dhe synimi është që ai të vazhdojë deri në vitin 2026 ose 2027.

Ai është i lumtur në Paris dhe nuk dëshiron të ndryshojë pamje, pavarësisht se ka pasur interes nga klube si Chelsea, që vitin e kaluar i ofroi 85 milionë euro për të. Marquinhos kërkon të ndihet më i vlerësuar, natyrisht duke u paguar edhe më shumë. Megjithatë, pavarësisht se nuk mbyllet menjëherë, rinovimi i tij merret si i mirëqenë në Paris.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo marquinhos. edhe ramos mbrojtësin e psg-së drejtori i psg leonardo marquinhos. edhe ramos mbrojtësin e psg-së

Sondazh

Poll