Sport

Lumturia e danezit Eriksen: “Ndihem futbollist përsëri, tani Kupa e Botës”

27 Mars 2022, 09:26 Nga DOSJA
Lumturia e danezit Eriksen: “Ndihem futbollist përsëri, tani

DANIMARKE – 287 ditë pas arrestit kardiak në fushë gjatë Kampionatit Europian, Christian Eriksen është rikthyer të luajë me Danimarkën. Një kthim përrallash, i kompletuar me një gol në topin e parë të luajtshëm.

“Ndihem si futbollist përsëri. Jam i lumtur që u ktheva dhe ky është një fillim i shkëlqyer. Është shumë mirë që u ktheva në fushë, nuk mund të prisja, – u shpreh fillimisht mesfushori në fund të miqësores kundër Holandës.

Nuk mund të kisha pasur një fillim më të mirë. Ndjehem sikur nuk jam larguar kurrë nga ekipi kombëtar, gjithashtu sepse kam humbur disa ndeshje në 10 vitet e fundit,- shtoi ai. – Ishte shumë emocionuese.”

Pastaj disa konsiderata për “Johan Cruijff Arenën” dhe të ardhmen. “Për mua ky stadium ka qenë gjithmonë i veçantë. Jam i kënaqur që shënova pikërisht këtu,”- shpjegon Eriksen. – Ovacioni nga auditori ishte i bukur.”

“Tani po synoj Kupën e Botës në Katar, edhe nëse më parë ka ende shumë ndeshje për të luajtur, – vazhdoi ai teksa synon një kthim në stil në 100%. – Unë jam gjithmonë i njëjti lojtar me të njëjtat cilësi. Nuk ndjej asnjë ndryshim. Por jam i lumtur që jam ende një futbollist.”

Vënia e gjithçkaje pas tij nuk do të jetë e lehtë për numrin 10 të Danimarkës, por dëshira për ta bërë vetëm fushën të flasë është kaq shumë. “Çdo artikull me imazhe dhe fotografi të sjell ndër mend kujtimet e atij momenti, por jo gjithmonë do të jetë kështu, – përfundoi Kristiani. – Tani jemi kthyer të flasim për futbollistin më shumë se njeriu që mungonte për disa minuta gjatë Kampionatit Europian.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax bën pjesë të tij eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë mesfushori danez christian eriksen ajax bën pjesë të tij eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë mesfushori danez christian eriksen

Sondazh

Poll