Aktualitet

Përndiqet 46-vjeçarja, arrestohet autori! 6 persona në pranga në Tiranë, dy vihen nën hetim

27 Mars 2022, 11:41 Nga DOSJA
Përndiqet 46-vjeçarja, arrestohet autori! 6 persona në pranga

TIRANË- 7 qytetarë janë arrestuar, për vepra të ndryshme pendale, 2 prej tyre janë vendosur nën hetim. G. Ll., 23 vjeç, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij i kanë gjetur lënd narkotike të llojit kokainë. M. G., 53 vjeç, është arrestuar për veprën penale përndjekja pasi ai ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, qytetaren F. R., 46 vjeçe.  B. Xh., 31 vjeç, është arrestuar për veprat penale Vjedhje dhe shkatërim prone.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ll., 23, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 53 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, shtetasen F. R., 46 vjeçe.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. P., 31 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një kompani private.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Xh., 31 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka tentuar të vjedhë disa produkte në një market, dhe gjatë tentativës për tu larguar, ka thyer xhamin e marketit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. G., 39 vjeç, I. S., 22 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit e mitur A. Z., 16 vjeç, dhe E. D., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi kanë goditur me grushte shtetasin F. A., 20 vjeç.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 7 qytetarë janë arrestuar policia e tiranes 7 qytetarë janë arrestuar policia e tiranes

Sondazh

Poll