Aktualitet

‘Denisi dhunues SERIAL’/ Shoqëria Civile në protestë: Kush e liroi? Ka 8 kallëzime ndaj tij

27 Mars 2022, 10:24 Nga DOSJA
‘Denisi dhunues SERIAL’/ Shoqëria Civile në protestë:

TIRANË– Shoqëria civile, së bashku me dy vajzat e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko protestuan sot para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, pas dhunës që u ushtrua nga Denis Telo. Një prej tyre deklaroi se ndaj 30-vjeçarit janë ngritur 8 kallëzime mirëpo pavarësisht këtyre, ai është lënë i lirë. Dy të dhunuarat, Mirela Ruko dhe Albina Ruko, u shprehën se në qeli mbanë protestues dhe lihen të lirë dhunues të tillë. Ato ngritën pyetjen se kush e ka liruar Denisin, ndërkohë që është një dhunues serial.

‘Ne duam hetim, kush e ka liruar Denisin pas 8 kallëzimeve, është dhunues serial. Ndalimi i tij në komisariat për 72 orë është i tmerrshëm. Ishte shokues dhunimi, s’më ka prekur njeri me dorë. Nuk e dimë pse ndodh kjo, e ka specifike ndaj vajzave. Policia e shtetit na ka dhunuar në protesta. Mban protestues në qeli dhe lë të lirë dhunues të tillë. Dhuna ka qenë e pajustifikuar institucionet janë përgjegjëse. Denisi është fenomen nuk është individ. Nuk ka asnjë lloj mase. Një person që të godet në rrugës nuk mund të jetë në rregull. Kemi dhunë në pjesën e kokës. Kanë qenë dëmtime që ndodhin në pjesën e fytyrës. Është tendencioze ndaj vajzave.’- u shprehën ato.

Denis Telo u arrestua nga policia pasi dje dhunoi 2 aktivistet e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko. Policia ka bërë të ditur se Telo u arrestua pasi ka goditur me grushta pa asnjë arsye dy vajzat në kryeqytet. Tashmë 30-vjeçari do akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ai është vënë në pranga edhe 1 vit më parë, pikërisht për të njëjtat akuza.

LEXO EDHE:

Dhunoi 2 vajzat te Myslym Shyri! Arrestohet sërish ‘Denisi’, policia: I goditi pa arsye

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denis telo denisi dhunon vajzat proteste kunder denisit denis telo denisi dhunon vajzat proteste kunder denisit

Sondazh

Poll