Aktualitet

Çast me Elona Çasllin: Tirana e thinjur nga betoni

27 Mars 2022, 06:45 Nga DOSJA
Çast me Elona Çasllin: Tirana e thinjur nga betoni

TIRANË-Elona Çaslli me anë të formatit televiziv ‘Çast me Elona Çasllin’ në SyriTv, tenton t’i japë shenjë çasteve tona. Tirana është vetëm një çast thotë Elona në nisje të rubrikës, duke trajtuar më pas në rubrikë mendimet e një individi i cili rikthehet pas shumë kohësh në Tiranë. Ajo thotë se ky person nuk e njeh më kryeqytetin, atë që e la vite më parë në një gjendje ndryshe.

‘Nuk e njoha Tiranën time, kaloj te materniteti në fadroma e më kujtohet nëna ime që më thotë ti ke lindur këtu. Kaloj rrugën dhe shikoj pallate, shikoj sahatin, duket sikur dikush ka fshirë me gomë fëmijërinë time. Kjo nuk është Tirana ime, e kam të pamundur që të eci në varreza. Marr një taksi, ka trafik, taksisti shan kryebashkiakun e Tiranës…Vetëm në qytetin e të vdekurve nuk ngrihen kulla. Gjeta varrin e nënës, i flas, nuk e njoha Tiranën mam, aq shumë është kapur nga betoni.’- thotë zëri i cili tregon për betonizimin e Tiranës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet cast me elona casllin elona caslli cast me elona casllin elona caslli

Sondazh

Poll