Aktualitet

ZJARRI/Lala: Asnjë zyrtar s’ka dhënë dorëheqjen, polici që të vret me plumb të djeg në qeli

27 Mars 2022, 11:23 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e kaluar komisariatin e policisë në Kamëz. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e saj social, ‘Facebook’, Lala shkruan se ende nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë zyrtar policie pas vdekjes së 26-vjeçarit brenda ambienteve të komisariatit.

Postimi i Klodiana Lalës

Nje 26-vjecar nderron jete nga asfiksia ne ambjentet e Komisariatit nr.5 dhe ende asnje zyrtar policie nuk ka dhene doreheqjen! Rende e me rende po shkon ceshtja! Polici qe te vret me plumb pas shpine dhe te djeg ne qelite e burgut

Zjarri dyshohet se u vendos nga dy të paraburgosurit, Arben Mici dhe Dilaver Idrizi, të cilët tentuan arratisjen me këtë plan. Fatkeqësisht Mici humbi jetën ndërsa Idrizi ndodhet në spital me djegie të rënda në trup. Për këtë ngjarje janë vënë në pranga 2 inspektorë policie dhe 3 të tjerë. Në pranga kanë rënë inspektorët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, ky i fundit mbeti dhe vetë i lënduar, ndërkohë që janë proceduar inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe komisar Ylli Çollaku. Agjensia e Mbikqyrjes Policore, njofton se inspektorët janë arrestuar për shkak se kanë lejuar lëndë ndezëse në qelinë ku po mbaheshin dy të paraburgosurit Dilaver Idrizi dhe Arben Mici.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala zjarr ne komisariatin e policise ne kamez klodiana lala zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll