Aktualitet

Dhunoi 2 vajzat te Myslym Shyri! Arrestohet sërish ‘Denisi’, policia: I goditi pa arsye

27 Mars 2022, 08:16 Nga DOSJA
Dhunoi 2 vajzat te Myslym Shyri! Arrestohet sërish ‘Denisi’,

TIRANË– Denis Telo është arrestuar sërish nga policia. Ditën e djeshme Dosja.al raportoi ngjarjen e rëndë e cila kishte si protagonist 30-vjeçarin, duke dhunuar dy aktivistet e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko. Policia ka bërë të ditur se Telo u arrestua pasi ka goditur me grushta pa asnjë arsye dy vajzat në kryeqytet. Tashmë 30-vjeçari do akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:- D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

I riu është bërë viral në rrjetet sociale, pasi njihej edhe nga Policia si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e Tiranës. Ai është vënë në pranga edhe 1 vit më parë, pikërisht për të njëjtat akuza. LEXO KËTU.

LEXO EDHE:

‘Denisi dhunues SERIAL’/ Shoqëria Civile në protestë: Kush e liroi? Ka 8 kallëzime ndaj tij

Dhunoi aktivistet në mes të rrugës! VIDEO nga momenti, Denisi grushton vajzat pa ndalim…

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane denis telo denisi dhunon vajzat tirane arrestim ne tirane denis telo denisi dhunon vajzat tirane

Sondazh

Poll