Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur makinës së Taulant Tushës i vendoset zjarri para Bashkisë

27 Mars 2022, 11:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti kur makinës së Taulant Tushës i vendoset zjarri

TIRANË-Momenti kur i vihet flaka makinës së Drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushës është bërë publike nga Reporttv.

Në video shihet flaka poshtë automjetit, por që fatmirësisht u shua shpejt, duke mos shkaktuar dëme. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, pranë ambienteve të Bashkisë Tiranë, ku ishte parkuar mjeti. Një person ende i paidentifikuar u afrua me biçikletë pranë mjetit të UKT-së duke hedhur shishen me lëndë djegëse poshtë tij.

Autori mundi të largohej pa u kapur. Ai arriti që të shmangë forcat e sigurisë në Bashki. Paraprakisht raportohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur identifikimin e autorit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet makina e taulant tushes taulant tusha sulmohet makina e taulant tushes taulant tusha

Sondazh

Poll