Aktualitet

Tritoli në biznesin e Xhemal Bushatit/ Ademi: Ngjarjet tronditën qytetin, duam siguri

27 Mars 2022, 08:47 Nga DOSJA
Tritoli në biznesin e Xhemal Bushatit/ Ademi: Ngjarjet tronditën

SHKODËR-Voltana Ademi, ka reaguar për dy shpërthimet e fuqishme që tronditën qytetin e Shkodrës ditën e djeshme, ku një prej biznesve ishte në pronësi të ish-kandidatit për kreun e qytetit nga radhët e PD-së, Xhemal Bushati. Ademi deklaron për ‘Faxweb’ se ngjarje të tilla duhet të parandalohen dhe të ketë rend e siguri publike.

“Është e vërtetë kanë qenë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesit dhe familjet, dhe të gjithë qytetin, nevoja për të pasur siguri është e domosdoshme. Kërkesa ime për policinëm, prokurorinë është që të zbardhin sa më shpejt atë që ka ndodhur, duhet të ketë siguri.Ngjarje të tilla në të gjithë Shqipërinë kemi pasur, dhe kjo tregon mungesën e vullnetit për të siguruar qytetarët.Në çdo kohë që pamjet e kamerave të Bashkisë kërkohen, janë të disponueshme, ne kemi vendosur buxhet shtesë për kamerat në ambiente publike, janë për të ofruar siguri, rregull. Unë nuk kam pasur shqetësime të tilla ndonjëherë, kam komunikuar për çdo shqetësim që kemi pasur për sigurinë e qytetit. Jo, nuk është frikë të jetosh në Shkodër, edhe pse ngjarje të tilla e rëndojnë sigurinë.’- tha Ademi.

Dy shpërthimet me tritol “zgjuan” mëngjesin e djeshëm Shkodrën. Shpërthimet ndodhen në dy zona të ndryshme të qytetit në një distancë nga njëra tjetra pak më shumë se 1 km, duke shënjestruar dy biznese, një të Xhemal Bushatit, e tjetri i Flor Markut.

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet voltana ademi xhemal bushati voltana ademi xhemal bushati

Sondazh

Poll