Sport

Eriksen harron makthin e Europianit, MOMENTI MAGJIK! Hyn në fushë dhe i shënon Holandës

26 Mars 2022, 22:00 Nga DOSJA
Eriksen harron makthin e Europianit, MOMENTI MAGJIK! Hyn në fushë dhe

DANIMARKË-Christian Eriksen është rikthyer të luaj sërish me kombëtaren e tij, i cili ka gjetur menjëherë një gol në miqësoren përballë Holandës. Në minutën e 48-të fantazisti ka shfrytëzuar një top në zonën e 16-të metërshit dhe me një të djathtë potente e ka çuar topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të skuadrës së “tulipanëve”.

Kjo ishte ndeshja e parë e Eriksenit me Danimarkën që pas infarktit që kaloi në “EURO 2020” përballë Finlandës. Një gol çlirues pas makthit të jetuar nga futbollisti ni Brentofrd-it verën e kaluar, me
arrestin kardiak që pothuajse i kushtoi jetën në fushë dhe rrezikoi ta detyronte të
hiqte dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eriksen holanda eriksen holanda

Sondazh

Poll