Sport

‘Këto janë dhurata që vazhdojmë ti bëjmë’, Reja nervoz pas humbjes; Mendova se do…

26 Mars 2022, 21:53 Nga DOSJA
‘Këto janë dhurata që vazhdojmë ti

SPANJË-Për trajnerin e kombëtares shqiptare, Edoardo Rejan, humbja ndaj Spanjës ishte një rezultat që duhej të ishte evituar nga kuqezinjtë. Tekniku italian theksoi se përfaqësuesja bëri një lojë shumë të bukur, por shtoi se janë disa gabime që gjithmonë e penalizojnë Shqipërinë.

Reja shtoi ndër të tjera nuk bëri veçime se cili lojtar ishte më mirë dhe cili më dobët, ndërsa u shpreh se miqësorja e sotme tregoi se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë.

Ndeshja: Do të ishte shumë e bukur nëse do të kishim shkuar në shtëpi me një barazim. Na mbetet një zhgënjim i madh në golin e dytë. Djemtë kanë shpenzuar shumë energji, punuan mirë në pjesën mbrojtëse. Por gabuan në momentin e golit të parë. Bëmë një lojë të mirë, por na mungojnë detajet e vogla për të bërë hapin e madh.

Pjesa më pozitive dhe negative në ndeshje: Më vjen shumë keq për djemtë për ato gabime, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet t’i rregullojmë. Ekipit do i jap një notë mjaftueshëm, nuk i ndaj, kush mirë e kush keq. Bëmë një paraqitje të mirë për të përballuar Spanjën, nuk mund të them se kemi nota negative, duke ditur se kishim përballë një ekip si Spanja.

Reparti dhe lojtari që prisnit më shumë: Mendoj që skuadra bëri mjaftueshëm, nuk mund të them që kishte reparte apo lojtarë që nuk bënë atë që duhet. Nuk ishim shumë të aftë në mbajtjen e topit që të përballonim Spanjën. Bëmë disa lëvizje të mira dhe patëm disa raste me shumë, me pak fat mund të kishim bërë më shumë. Nuk mund të vë nota dhe nuk dua t’i them asgjë djemve. Nuk duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta, por duhet të jemi të përqendruar për 100 minuta.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll