Aktualitet

Zjarri në Kamëz, Policia njoftim zyrtar: 1 ka humbur jetën dhe 2 të lënduar

26 Mars 2022, 21:17 Nga DOSJA
Zjarri në Kamëz, Policia njoftim zyrtar: 1 ka humbur jetën dhe 2

KAMËZ- Policia ka nxjerr njoftimin zyrtar mbi zjarrin në komisariatin e Kamëz. Në njoftim bëhet me dije se 1 prej të ndaluarve ka humbur jetën ën spital, ndërkohë që po marrin shërbim mjekësor një tjetër person i ndaluar dhe një punonjës i policisë me iniciale H.B.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Zjarr në ambientet e komisariatit nr.5 në Kamëz, 3 persona të lënduar

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne komisariatin e policise ne kamez zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll