Aktualitet

Banorët e Kombinatit në protestë: Pallatet të rindërtohen, po pastrohen paratë e drogës

26 Mars 2022, 18:15 Nga DOSJA
Banorët e Kombinatit në protestë: Pallatet të

TIRANË– Banorët e zonës së Kombinatit kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi do të nënshkruajnë një peticion për rindërtimin e pallateve të shembura në të njëjtin vend që kanë qenë më parë. Disa prej shtëpive u prishën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa disa pallate janë fituar me vendim gjykate për të mos u shembur duke hedhur poshtë vendimin e Këshillit Bashkiak. Kështu që banorët kanë kërkuar sot që godinat të rindërtohet atje ku ishin.

“Është provuar dhe në Gjykatë që ndonëse ekspertiza e bashkisë deklaronte se duhej të prishej, ne provuam në Gjykatë se ishte ekspertizë e bazuar në fakte të gënjeshtërta. Çështja e parë ishte pallatet të prisheshin apo të riparoheshin, çështja e dytë është nëse pallatet prisheshin do ndërtoheshin në të njëjtin vend apo diku tjetër. Sot ne kemi dalë në protestë për pallatet që tashmë janë prishur dhe kërkojmë rindërtimin e tyre në të njëjtin vend.Pse na i prishën, për çfarë arsye? I donin për veten e tyre, donin të fitonin para, të pasrtonin paranë e drogës?,”-kanë bërë me dije para kamerave banorët e zonës së Kombinatit.

Qytetarët shprehen se bonusi i qirasë që marrin nga shteti nuk i mjafton, ndërsa projekti për shembjen e banesave të tyre pritet që të shtrihet edhe në zonën e “5 majit”, banorët e të cilës kanë dalë gjithashtu në protestë, por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kombinat protestë në kombinat kombinat protestë në kombinat

Sondazh

Poll