Aktualitet

Dy burra mezi e mbajnë! Hiqen dyert e blinduara nga PD, i presin me ‘troko’

26 Mars 2022, 18:08 Nga DOSJA
Dy burra mezi e mbajnë! Hiqen dyert e blinduara nga PD, i presin me

TIRANË- Heqja e dyerve të blinduara nga selia e Partisë Demokratike ka nisur ditën e sotme. Edhe pse ishte paralajmëruar për nesër, punëtorët kanë nisur që t’i presin kangjellat dhe dyert e blinduara nga selia me troko.

Nga fotot e mësipërme, shihen punonjësit, të cilët po i heqin dyert e vendosura para protestës së 8 janarit.

Sot, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, shkuan dhe inspektuan vetë të tre katet e godinës dhe tarracën, për të dhënë urdhërin për zhdukjen e tyre.  Ndërkohë që procesi i çblindimit të selisë blu duke se është pritur mirë edhe nga deputetët e tjerë, ata që nuk janë pjesë e grupit të Rithemelimit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike hiqen dyert e blinduara nga pd rithemelimi merr pd hiqen dyert e blinduara nga pd rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll