Aktualitet

Deklarata e fortë e Vuçiç: Rama foli mirë për Serbinë në samitin e  NATO-s

26 Mars 2022, 17:01 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Vuçiç: Rama foli mirë për

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur Serbinë në samititn e NATO-s. pobednik shkruan se Vuçiç gjatë një interviste ka deklaruar se Rama së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Ai gjithashtu ka shtuar se Ballkani i Hapur është një nismë e mirë, të cilës do i bashkohen edhe vende të tjera.

Besoj se kësaj nisme do t’i bashkohen edhe të tjerë. Kjo na afron. Në samitin e NATO-s, një nga njerëzit që foli drejt për ne ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Viktor Orban. Ballkani i hapur i përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do të shihni se kush është më i përshtatshëm,” tha Vuçiç dhe përmendi disa liderë të tjerë që janë korrektë në qëndrimin e tyre ndaj Serbisë.

Ende nuk dihet se çfarë ka thënë Rama në samitin e NATO-s, apo se si e ka mbrojtur Serbinë para vendeve aleate. Por duke qenë se nisma e Ballkanit të Hapur ka qenë ide e Ramës dhe Vuçiç, Kryeministri mund të ketë mbrojtur këtë nismë.

Ndërkohë që sot ish-kryeministri Sali Berisha, e ka akuzuar Ramën se nuk mbrojti dhe mbështeti anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ai mori shembull presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili sipas Berishës doli në krah të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë,”- tha Milanoviç në fund të takimit.

Kjo mund të jetë edhe një arsye, për të cilën Vuçiç ka deklaruar se Rama e ka mbrojtur Serbinë dhe ka folur mirë për të në samitin e NATO-s. Ndërsa nga ana e kryeministrit Rama nuk ka asnjë deklaratë për të sqaruar qëndrimin e tij lidhur me anëtarësimin e Kosovës në aleancë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic edi rama nato viktor orban aleksander vucic edi rama nato viktor orban

Sondazh

Poll