Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë hap garën, zbulon ‘gabimin’, 47 njësi pa veteriner

26 Mars 2022, 14:56 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë hap garën, zbulon

TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka hapur një garë për dhjetra vende për veterinerë në disa qarqe të ndryshme të vendit, nga Veriu në Jug. Në njoftimin e siguruar nga Dosja.al, bie në sy fakti që kërkesat e të gjithë kandidatëve të interesuar do të pranohen nga data 24 mars 2022 deri më 31 të po këtij muaji, çka tregon se procesi ka nisur së fundmi.

Me shumë gjasa pas shtimit të rasteve të gripit të shpendëve. Deri më tani kërkohen rreth 28 veterinerë nëpër 47 njësi administrative, në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Lezhë, Has, Mirditë, Kukës, Librazhd, Has, Kolonjë, Devoll, Berat, Skrapar, Sarandë, Vlorë Përmet, Mallakastër etj.

Por gjithë ky fluks kërkesash tregon edhe diçka tjetër, që në fakt deri më tani nuk ka pasur veterinë në këto zona, çka ka sjellë edhe “lulëzimin” e gripit të shpendëve në vendin tonë, sepse mesa duket nuk ka pasur një person adapt që t’i kontrollojë.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise gripi i shpendeve ne shqiperi ministria e bujqesise

Sondazh

Poll