Aktualitet

Rikthehet “Denisi i tmerrshëm”! Dhunon 2 vajza tek Myslim Shyri, Policia s’reagon

26 Mars 2022, 17:41 Nga DOSJA
Rikthehet “Denisi i tmerrshëm”! Dhunon 2 vajza tek Myslim

TIRANË– Sot rreth orës 13:00 dy aktivistet e Organizatës Politike Albina Ruko dhe Mirela Ruko pretendohet se janë sulmuar dhe goditur fizikisht pranë vendbanimit të tyre, në zonën e njohur si Myslim Shyri në Tiranë. Personi që i ka dhunuar është i Denis T., i cili është prangosur një vit më parë nga Policia e Tiranës për të njëjtat akuza. (SHIKO KËTU)

I riu u bë viral në rrjetet sociale, pasi njihej edhe nga Policia si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e Tiranës, por edhe pse ndaj tij ka dhjetra kallëzime penale, sërish uniformat blu e kanë lënë të lirë. 

“Edhe sa vajza duhet të dhunohen përpara se shteti të veprojë?! Mos duhet të presim që grushtet keqbërëse të marrin jetë?! Apo ta marrim vetë drejtësinë në dorë?! Dhuna dhe indiferenca e institucioneve shtetërore na motivojnë edhe më shumë për të luftuar kundër dhunës gjinore dhe diskriminimit të shumanshëm të vajzave dhe grave,”-shkruhet në postimin e bërë nga Organizata Politike.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denisi dhunon vajzat djali dhunon vajzat ne tirane denisi dhunon vajzat djali dhunon vajzat ne tirane

Sondazh

Poll