Aktualitet

Rama shkarkon Ervin Bushatin nga Drejtoria e Postës Shqiptare, e zëvendëson Anisa Kaltanji

26 Mars 2022, 16:48 Nga DOSJA
Rama shkarkon Ervin Bushatin nga Drejtoria e Postës Shqiptare, e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushati. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkarkimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste është bërë ditën e djeshme, ndërsa në vendin e tij është caktuar përkohësisht si e komanduar Anisa Kaltanji.

Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë. Për shkak të rezultatit të marrë, ai dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet.

Por Rama i gjeti një emër, duke e vendosur kështu në krye të Postës Shqiptare, por vetëm për ta hequr disa muaj më vonë për arsye që nuk dihen. Megjithatë Bushati nuk është i vetmi që shkarkuar nga posti që mban në institucionin e Postës Shqiptare.

Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati:

Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti

Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti

Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti

Elidon Ormeni – Drejtor Auditi

Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë

Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse

Evis Brari – Drejtoreshë Finance

Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Hipokrat Biba – Drejtor Juridik

Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes

Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë

Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës

Deri më tani vendin e drejtoreshës së PSH do e mbajë Kaltanji, e cila ishte zëvendësja e Bushatit deri më tani, por nuk dihet se më kë do të zëvendësohet ajo. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike anisa kaltanji edi rama ervin bushati anisa kaltanji edi rama ervin bushati

Sondazh

Poll