Aktualitet

‘Themelet janëtë cekëta!’/ Pas shkatërrimit nga tërmeti, rindërtohet pallati në Durrës

26 Mars 2022, 16:46 Nga DOSJA
‘Themelet janëtë cekëta!’/ Pas shkatërrimit nga

DURRËS– Banorët e pallatit nr.19, në lagjen nr.8 në Durrës organizuan ditën e sotme një protestë lidhur me rindërtimin e godinës, e cila u shemb nga tërmeti i 2 viteve më parë.

Në fillim të muajit mars, firma ndërtuese ka nisur punën për rindërtimin e godinës 5-katëshe, por duket se punimet nuk i kanë kënaqur banorët. Kjo pasi sipas tyre, gropa e hapur është shumë e cekët dhe ata i tremben faktit se sërish mund të përsëritet e njëjta ngjarje e rëndë. 

Pallati nr.19 në lagjen 8 të Durrësit do të rindërtohet me një fond që kap vlerën 390.5 milionë lekë, ndërsa punimet po kryhen nga kompania “Bean” sh.p.k, me fond nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.  Banorëve fillimisht u është prezantuar projekti 5 katësh i pallatit, ndërsa tashmë që firma ka nisur punimet, në tabelën informuese godina që do të ndërtohet është 7 kate.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres durres

Sondazh

Poll