Politike

Berisha publikon fotot: Kaskada e Fierzës e zbrazur komplet në vend që të ruhej për vjeshtë

26 Mars 2022, 17:25 Nga DOSJA
Berisha publikon fotot: Kaskada e Fierzës e zbrazur komplet në vend

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto nga liqeni i Fierzës, i cili duket i boshatisur komplet. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se liqeni i Fierzës në vend që të ruhej për në vjeshtë, u zbraz me shpëjtësi marramëndëse dhe se energjia u shit me çmim qersharak prej 42€ mgw. Ai shkruan se blerësi që mori enegjinë tonë e ka shitur atë 88€ me shtrenjtë.

Postimi i Plotë:

Fierza e zbrazur si kurre me pare! Hajni, hajni dhe vetem hajni! Te dashur miq, me 23 korrik 2021 liqeni i Fierzes ishte ne kuoten 296,7m. Ne vend qe te ruhej per vjeshte Fierza u zbraz me shpjetesi marremendese duke rene fund te shtatorit ne kuaten 269 m. Energjia u shit me çmimin qesharak 42€ mgw nderkohe qe ne burse energjia shitej me 130€ Mw. Sigurisht qe bleresi e shiti energjine e blere me 42€ nga KESH e shiste me 130€ pra 88€ me shtrenjte se sa e kishte blere duke i ndare ato me narkqeveritaret! Krim, krim, krim.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kaskada e fierzes sali berisha kaskada e fierzes sali berisha

Sondazh

Poll