Politike

Protesta e të martës,Paloka paralajmëron:Kujdes! Po morën drejtimin ata ‘zëhollët’ e Ramës…

26 Mars 2022, 12:24 Nga DOSJA
Protesta e të martës,Paloka paralajmëron:Kujdes! Po morën

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kërkuar kujdes në protestën e radhës të paralajmëruar nga qytetarët kundër rritjes së çmimeve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se nëpër tubime do të qarkullojnë persona të besuar të kryeministrit Edi Rama, detyra e të cilëve është që të “fikin” protesta. 

REAGIMI I EDI PALOKËS:

Kur filluan protestat per rritjen spekullative te çmimeve, bera nje paralajmerim ne fb per “fiksit” e protestave . Ata qe Rama i ka si grup te gatshem, gjoja “shoqeri civile”, e qe i fut qellimisht ne cdo proteste qytetare vetem me nje qellim; te shuajne protesten. Metoda eshte vetem nje dhe shprehet me klithmat e ze holleve te “shoqerise civile”: “Larg politika nga protestat !” Rezultati dihet! Rames i ka rezultuar taktike e sukseseshme jo ne nje po ne disa raste. Keshtu qe ne prtestat e tjera, ne se guxojne te hyjne e tentojne dhe te marrin drejtimin ata ze hollet e paguar nga Rama, duhen kapur te paret e nxjerre per by..heo jashte protestes ! Ja si filloi e si katandisi protesta e fundit vetem prej tyre. Sot Rama i coi cmimet aty ku ishin kur filloi protesta.

Ditën e martë, në orën 17:00, qytetarët do të dalin sërish në shesh për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Lajmin e ka bërë me dije avokati Adratik Lapaj, në një postim në Facebook. Ai shkruan se që pas mbylljes së protestave, çmimi i naftës është rritur sërish dhe për këtë arsye, ata duhet t’i rikthehen bulevardit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka proteste kunder rritjes se cmimeve rritet cmimi i naftes edi paloka proteste kunder rritjes se cmimeve rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll