Politike

VD-Jo si kryetar të komanduar! Noka: Enkelejd Alibeajn e respektojmë, por si kryetar grupi

26 Mars 2022, 11:48 Nga DOSJA
VD-Jo si kryetar të komanduar! Noka: Enkelejd Alibeajn e respektojmë,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t’i kthehet normalitetit, duke paralajmëruar edhe një mbledhje të grupit parlamentar javën që vjen. Po ashtu në fjalën e tij, ai u shpreh se Enkelejd Alibeajn, e respektojnë si kryetar të grupit parlamentar dhe jo si kryetar të Komanduar.


PJESË NGA BISEDA:

Noka: Ka vend për të dhe këto që do të japë kontributin e tyre për PD. Do takohemi me Alibeajn dhe Bardhin sepse jemi kolegë. Jemi të hapur dhe nuk na ndan asnjë. Jemi në funksion të bashkimit. Kur do takohemi? Asgjë nuk na ndan, të gjitha hijet e të shkuarës hidhen pas. Jemi në kontakt çdo moment. Javën tjetër mbledhim grupin parlamentar. Diskutime me Dumën dhe Salianjin? Me të gjithë kam folur, kjo parti nuk është pronë e askujt. Kemi detyrë që të bashkojmë demokratët për ta bërë forcë fituese. Demokratët janë tolerantë por edhe mendjehapur, e dinë ata që po nuk hodhëm pas hijet e të shkuarës, nuk ecim dot para.

Kush do e thërrasë grupin parlemantar?

Noka: Do takohmi sërish me kreun e grupit parlamentar. Do të mblidhet. Ne e respektojmë Alibeajnë në cilësinë e kreut të grupit, është kolegu dhe miku ynë.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i Rithemelimit sërish mbledhje në selinë e PD-së

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka rithemelimi merr pd flamur noka rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll