Politike

VD-A ka vend për Lulzim Bashën në PD? Ja si përgjigjet Flamur Noka

26 Mars 2022, 11:36 Nga DOSJA
VD-A ka vend për Lulzim Bashën në PD? Ja si përgjigjet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka vendosur që të lërë pas të gjitha përplasjet me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Në një intervistë të dhënë nga tarraca e selisë blu, Noka, i pyetur nëse ka më vend për Lulzim Bashën në PD, shtoi se kjo forcë politike është e hapur dhe se Basha do të jetë një prej kolegëve.

“Kjo do jetë derë e hapur për çdo demokrat, kjo periudhë do i përkasë të shkuarës. Do të doja që ta kalonim këtë situatë, por të shihnim para. S’mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit. Do të kemi betejë me regjimin që po u pi gjakun shqiptarëve. A ka vend për Lulzim Bashën në PD? Ka vend për çdo qytetar të lirë që nuk pajtohet me regjimin. Nuk do jetë më as parti e bravave dhe as e blindave, por e dyerve të hapura. Kjo force politike është e hapur për të gjithë, për Lulzim Bashën që do të jetë një nga kolegët tanë,”-tha Noka.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i Rithemelimit sërish mbledhje në selinë e PD-së

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka lulzim basha rithemelimi merr pd flamur noka lulzim basha rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll