Politike

VD-Kallëzimi penal ndaj gjyqtarit,Noka s’mohon takimin e Zhukrit: S’është krim, kam foto…

26 Mars 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD-Kallëzimi penal ndaj gjyqtarit,Noka s’mohon takimin e Zhukrit:

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk e mohon takimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Agron Zhukri i cili një ditë më parë legjitimoi Statutin e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha. Në një intervistë të dhënë për mediata nga selia e PD, ai u shpreh se një fakt i tillë nuk provon asgjë, duke shtuar se ai se disponon foto edhe me bashkëpunëtorë të ngushtë të Lulzim Bashës, po shtoi se kjo nuk përbën vepër penale.


PJESË NGA BISEDA:

Sot nuk është në seli askush, e kanë pranuar në heshtje vendimin e Gjykatës?

Noka: Bardhi dhe Alibeaj e njohin ligjin mirë. Me datë 11 dhjetor, folën drejtuesit e strukturavë të partive, me datë 6 mars foli populli opozitar.

Kërkesa për gjyqtarin Zhukri, thuhet se është takuar me një anëtarë të Komisionit të Rithemelimit?

Noka: Doja të hidhnim pas me këtë histori. Nëse është takuar me ndonjë kriminel është tjetër gjë. Nëse është takuar me ndonjë qytetar të lirë, ky është problemi? Iu bë shantazh gjyqtarit 12 orë para se të merrte vendimin. Unë kam edhe foto që Zhukri është takuar me njerëz të afërt të Bashës. I kam në telefon, janë duke pirë kafe. Është shumë normale kjo gjë.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i Rithemelimit sërish mbledhje në selinë e PD-së

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll