Politike

E kërkoi presidenti kroat/ Berisha: Edi Rama nuk mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

26 Mars 2022, 11:07 Nga DOSJA
E kërkoi presidenti kroat/ Berisha: Edi Rama nuk mbështet

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë bujë kërkesës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili kërkoi futjen në NATO të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Berisha shkruan se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama nuk e ka mbështetur kërkesën e Milanoviçit në takimin që kishte disa ditë më parë me liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.

Reagimi i Sali Berishës:

Presidenti i Kroacisë, Milanoviç kërkoi në Samitin Brukselit anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe njohjen e saj nga vendet anëtare që nuk e kanë njohur. Argati i Beogradit, Edi Rama nuk mbështeti kërkesën e tij. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Milanoviç!

Çfarë dhe kur e bëri kërkesën e tij kreu i shtetit kroat? 

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë,”- tha Milanoviç.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zoran milanoviç sali berisha zoran milanoviç

Sondazh

Poll