Aktualitet

2 shpërthime në Shkodër/ Eksploziv bizneseve, njëri në pronësi të Bushatit, tjetri i Licëve

26 Mars 2022, 07:14 Nga DOSJA
2 shpërthime në Shkodër/ Eksploziv bizneseve, njëri në

SHKODËR– Dy shpërthime me tritol nën rrezen e më pas se 1 kilometër kanë mjaftuar për të “zgjuar” Shkodrën. Shpërthimet janë regjistruar në dy zona të ndryshme të qytetit në një distancë nga njëra tjetra pak më shumë se 1 km, duke shënjestruar dy biznese, një i Xhemal Bushatit, e tjetri i Flor Markut.

Shpërthimi i parë ndodhi në orën 02.20, ndërsa tjetri pas 10 minutash; njëri në vendin e quajtur ‘rruga e gjerë’ dhe tjetri pranë prefekturës së qytetit, biznes ky që rezulton të jetë në pronësi të kandidatit të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 6 Marsit, Xhemal Bushati. Pas publikimit të lajmit, Partia Demokratike ka dalë me një njoftim zyrtar duke dënuar sulmin me lëndë plasësë ndaj demokratit. Ndërsa ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe përgjegjësit të vendosen pas hekurave të qelisë.

Objekti tjetër është një supermarmet në emër të familjes Lici, por që i ishte lënë me qera Markut. Edhe në këtë skenë krimi, deri më tani nuk ka të lënduar por raportohet për dëme të shumta materiale. Është ende e paqartë nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin, pasi kanë ndodhur me diferencë për vetëm disa minutash, por megjithatë hetimi ka nisur, e kamerat e sigurisë nëpër bizneset janë “shpresë” për Policinë që të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ç’u fiksua nga kamerat e sigurisë? Tritoli në Shkodër, kërkohet një djalë me kostum spotiv

Shpërthimet në Shkodër/ Gazetari Qyno ngre dyshime: Ç’u premtua në fushatë? “Hijet” s’falin

2 shpërthime brenda natës në Shkodër, kryebashkiaku Spahia: Të zbardhet urgjent

I vunë tritol tek prona, Xhemal Bushati për Dosja.al: Unë s’kam probleme, ta gjejë shteti

VD- I vunë tritolin biznesit, momenti kur zbret poshtë, Bushati shikon dëmet e shkaktuara

Tritoli në biznesin e Bushatit, reagon PD: Tronditëse gjendja e sigurisë në Shkodër

Shpërthimet në Shkodër, policia jep detaje nga ngjarja që tronditi qytetin në mesnatë

 

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne shkoder xhemal bushati shperthim ne shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 13:24

Digjet makina e parkuar në Tiranë

TIRANË– Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja ka n...