Aktualitet

Shpërthimet në Shkodër/ Gazetari Qyno ngre dyshime: Ç’u premtua në fushatë? “Hijet” s’falin

26 Mars 2022, 10:59 Nga DOSJA
Shpërthimet në Shkodër/ Gazetari Qyno ngre dyshime:

SHKODËR– Orët e para të mëngjesit në Shkodër janë pritur me shpërthime! Më saktë, ishin dy ato që zgjuan qytetin, një në pronën e Sokol Licit, tjetri tek ndërtesa në pronësi të Xhemal Bushatit. Gazetari Elton Qyno shkruan në rrjetin e tij social “Facebook”, Qyno shkruan se tritoli në biznesin e Bushatit vjen vetëm 20 ditë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku ai u rendit në vendin e tretë.

“Sigurisht që kemi pasur zgjedhje primare dhe që padyshim janë bërë premtime, janë dhënë oferta, janë marë para dhe shpërndarë para. Por të gjitha këto punë të paligjshme me qëllim kapjen e një karrigeje pushteti, tanimë janë zhbërë. Dhe nga ana tjetër kërkohet mbajtja e fjalës…,”-shkruan gazetari. Ndërsa shton se shpërthimi tjetër ka ndodhur në njësinë tregëtare ishte në pronësi të Sokol Licit, por përdorej nga Florenc Marku.

“Të dyja ngjarjet të ndodhura në aspektin kohor shumë pranë me njëra-tjetrën janë komplekse, dhe ka mjaft dyshime se është janë kryer nga e njëjta dorë. Njësitë paramilitare të Krimit të Organizuar, që veprojnë në këtë qytet edhe nën siglat e flamunjve të lëvizjeve politike, kanë dalë jashtë kontrollit dhe jo polici e prokurori, por s’ka zot që ti dali për zot. “Hijet e natës”, që shfaqen rrugëve të Shkodrës me qese tritoli nëpër xhepa, s’mund ti shohë as policia dhe as kamerat e sigurisë,”-shton ai ndër të tjera në postimin e bërë.

POSTIMI I PLOTË:

Nga prona e Sokol Licit me vrap tek Bushati, i Llull Bashës, në Shkodër ka ngelur pa u përdorur vetëm “Bayraktar” e “Javelin” Si kanë shkuar punët në Shkodër, duket se tani ka mbetur pa u nxjerë nga depot, vetëm dronët “Bayraktar” dhe ato bazukat britanike “Javelin”, që po përdor ushtria Ukrainase, kundër Rusëve. Në Shkodër kemi parë, pistoleta nga të gjitha kalibrat, Kallashnikov, Rus, Jugosllav, Kinez dhe Poliçani, tomsona “MP5”, e në shumë raste tritolë të sasive të mëdha dhe të vogla. Tani, vetëm dronët dhe “Javelin” ka ngelur pa u futur në front. Aq e madhe është hasmëria dhe mllefi në këtë qytet, sa hasmi nuk ngopet më, me të shtëna pisqolle apo kallashnikovi, por me tritol dhe armë të tjera që rafshojnë godinën. Sot në mbrëmje u hodh në erë biznesi i Xhemal Bushatit, ish-kadidatit të PD-së së Llullzim Bashës, për Bashkinë e Shkodrës. Sigurisht që kemi pasur zgjedhje primare dhe që padyshim janë bërë premtime, janë dhënë oferta, janë marë para dhe shpërndarë para. Por të gjitha këto punë të paligjshme me qëllim kapjen e një karrigeje pushteti, tanimë janë zhbërë. Dhe nga ana tjetër kërkohet mbajtja e fjalës… Atentati vjen vetëm 20 ditë pas disfatës së madhe të 6 Marsit 2022, ku Bushati, u deklarua i humbur, dhe vetëm pak orë pasi Sali Bej Berisha rimori PD, nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit. Mbi biznesin e Bushatit ishte dhe banesa e tij, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale dhe njezës. Ekspertët anti-eksploziv, në bazë në dëmtimit të shkaktuar nga tritoli, vlerësuan se në vengjarje ishte përdorur një sasi diku tek 350 deri në 400 gramë tritol. Ndërkohë 5 minuta para këtij sulmi të rëndë, një tjetër shpërthim në mesnatë dhe në qëndër të Shkodrës, ka ndodhur në ambjentet e supermarketit në pronësi të shtetasit, Florenc Marku. Mësohet se njësia tregtare posedohet nga biznesmeni Sokol Lici, ndërsa përdorej nga Florenc Marku. Të dyja ngjarjet të ndodhura në aspektin kohor shumë pranë me njëra-tjetrën janë komplekse, dhe ka mjaft dyshime se është janë kryer nga e njëjta dorë. Njësitë paramilitare të Krimit të Organizuar, që veprojnë në këtë qytet edhe nën siglat e flamunjve të lëvizjeve politike, kanë dalë jashtë kontrollit dhe jo polici e prokurori, por s’ka zot që ti dali për zot. E keqja do bëjë punën e vetë, por të shpresojmë në vijim, për të mos pasur viktima dhe lëndime në njerëz në të tilla ngjarje. “Hijet e natës”, që shfaqen rrugëve të Shkodrës me qese tritoli nëpër xhepa, s’mund ti shohë as policia dhe as kamerat e sigurisë.

LAJMI KRYESOR: 2 shpërthime në Shkodër/ Eksploziv bizneseve, njëri në pronësi të Bushatit, tjetri i Licëve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne shkoder xhemal bushati shperthim ne shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll