Aktualitet

Të akuzuar për vepra të ndryshme/9 të arrestuar në Tiranë, mes tyre 2 të shpallur në kërkim

26 Mars 2022, 12:54 Nga DOSJA
Të akuzuar për vepra të ndryshme/9 të arrestuar në

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë pas hekurave 9 persona, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. Me anë të një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se ndaj të arrestuarve rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale, më së shumti të personave që janë larguar nga vendqëndrimet edhe pse kanë qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit Mehmet Lamko 61 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim L. B., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Ll., 23 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë së shtetasve:

– L. M., 31 vjeç, M. K., 57 vjeç, A. G., 48 vjeç, F. K., 24 vjeç, S. S., 34 vjeç, dhe A. R., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—–
Më datë 26.03.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. Gj., 47 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
—-
Më datë 25.03.2022, shtetasi K. K., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i tij, shtetasi A. K., 64 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 13:24

Digjet makina e parkuar në Tiranë

TIRANË– Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja ka n...