Aktualitet

Ç’u fiksua nga kamerat e sigurisë? Tritoli në Shkodër, kërkohet një djalë me kostum spotiv

26 Mars 2022, 13:59 Nga DOSJA
Ç’u fiksua nga kamerat e sigurisë? Tritoli në

SHKODËR– Detaje të reja bëjnë lidhur me dy shpërthimet e ndodhura orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Burimet për “TvKlan”, bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë kapur gjithë çfarë duhet për të shkuar më pranë identifikimit të autorit të vendosjes së lëndës plasëse.

Nga ajo që është filmuar, 1 person i veshur me kostum sportive është afruar pranë godinës 3-katëshe përballë Prefekturës në pedonalen e Shkodrës, e ka vendosur tritolin në portën hyrëse. Më pas, ai është larguar me shpejtësi në drejtim të sheshit të piacës, me vrap.

Pas rreth 1 minutë më pas është dëgjuar edhe shpërthimi në godinën që ka në pronësi Xhemal Bushati, ish-kandidati i PD për kryebashkiak të Shkodrës. Por ajo që mungon deri më tani është një motiv, pasi ende Policia e Shkodrës nuk ka një pistë hetimi për të zbardhur shkakun e vendosjes së tritolit.

LAJMI KRYESOR: 2 shpërthime në Shkodër/ Eksploziv bizneseve, njëri në pronësi të Bushatit, tjetri i Licëve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder shperthim ne shkoder shkoder shperthim ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 13:24

Digjet makina e parkuar në Tiranë

TIRANË– Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja ka n...