Bota

Kryebashkiaku i Kievit vendos orarin për shtetrrethimin e kryeqytetit

26 Mars 2022, 12:01 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Kievit vendos orarin për shtetrrethimin e kryeqytetit

UKRAINË– Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, të shtunën shpalli një shtetrrethim të ri në kryeqytetin ukrainas. Sipas CNN, në një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të shtunën në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës. 

“Sipas vendimit të komandës ushtarake, shtetrrethimi në Kiev dhe rajon do të forcohet përsëri,“-tha ai.

Klitschko tha se vetëm automjetet me leje speciale mund të funksionojnë gjatë shtetrrethimit dhe se banorët e qytetit mund të dalin në strehimore vetëm kur bie një alarm.  Transporti publik, dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit nuk do të funksionojnë gjithashtu theksoi Klitschko.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitali klitschko lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll