Aktualitet

FOTO/ Ja kush janë dy informatorët e superaksionit në Elbasan, dy policët ‘tradhtarë’ nxorrën sekretin hetimor

11 Korrik 2019, 10:48 Nga DOSJA

ELBASAN– Personat që shikoni në fotot e mëposhtme janë dy efektivët që u pezulluan ditën e sotme nga detyra.  

Eduart Hasani dhe Edvin Gjyli

Specialist i Krimeve Edi Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda janë tashmë nën hetim administrativ pasi nxorrën sekretin hetimor në lidhje me superaksionin që zhvilloi RENEA në Elbasan ku u zbulua arsenali me armë të sofistikuara.

Gjyli dhe Hasani ishin dy efektivët që ‘tradhëtuan’ betimin që bën çdo efektiv policie kur nis detyrën e tij dhe premton se do ta bëjë atë duke treguar besnikëri.

Unë, betohem që besnikërisht do të kryej detyrat e mia, do të zbatoj Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë me ndershmëri dhe paanshmëri gjatë gjithë kohës. BETOHEM”, janë fjalët që thotë çdo punonjës policie kur i ngarkohet një përgjegjësi.

Podyshja e tradhëtuan këtë betim dhe dhanë informacione në lidhje me magazinën me armë të sofistikuara u gjet në Papër të Elbasanit.

Më datë 1 korrik, një ditë pas atentit që ju bë vëllezërve Baho, ku mbeti i vdekur një prej tyre, 22-vjeçari Klevi, policia dhe RENEA zbuluan në ambientet e një karburanti një magazinë me armë të ndryshme të sifistikuara.

Ende nuk dihet se si janë futur këto armë në Shqipëri pasi përdoren nga ushtria e NATO-s dhe janë tepër të sofitstikuara. Ndërkohë lidhur me magazinën e armëve të sekuestruara është shpallur në kërkim një person. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Beko që është njëkohësisht edhe pronari i karburantit “Eldio Petrol”, ku u gjetën armët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart hasani edvin gjyli policet tradhetare eduart hasani edvin gjyli policet tradhetare

Sondazh

Poll