Aktualitet

E përjashtuan nga shkolla, si u sajuan ankesat për nxënësin me aftësi të kufizuara

25 Mars 2022, 21:52 Nga DOSJA
E përjashtuan nga shkolla, si u sajuan ankesat për nxënësin

TIRANË- Për problemin e nxënësit me aftësi të kufizuara Emiljano Liçi, emisioni “Stop” ka komunikuar me titullaren e shkollës, e cila justifikohet se ka zbatuar udhëzimin per kriterin e moshës. Por ajo nuk di të thotë se pse e pranoi Emiljanon dhe më pas e përjashtoi nga shkolla, pasi kishte filluar viti.

Gazetarja: Jemi këtu një rastin e një nxënësi me emrin Emiljano Liçi që ju e nderuar drejtoreshë e keni larguat nga shkolla. Cilat janë arsyet?

Titullarja e Shkollës: Në shkollat normale, mosha është deri në 16, regjistrimi realisht fillon në moshën 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç. Nëse fëmija është i regjistruar dhe nuk e ka mbaruar vitin shkollor, lejohet deri në moshën 17 vjeç. Nxënësi në shkolla të specializuara qëndron deri në moshën 19 vjeç.

Gazetarja: Po e keni mbajtur nxënësin. Si është kjo logjikë? Domethënë 3 vite do t’i bësh këtu dhe 3 vite dil dhe bëji në një vend tjetër?!

Titullarja e Shkollës: Po kështu është.

Gazetarja: Po si është kështu?!

Titullarja e Shkollës: Po se nuk jam shkollë e specializuar.

Gazetarja: Ti e dije që në fillim që nuk ishe shkollë e specializuar.

Titullarja e Shkollës: Unë jam shkollë normale dhe në një shkollë normale…

Gazetarja: Dhe çfarë do të thonë, kur mbarojnë?

Titullarja e Shkollës: Në 16 normal, por në qoftë se është në vazhdim, liget në 17.

Gazetarja: Po pse e le 18?

Titullarja e Shkollës: Në rastin tim… Ishte i regjistruar kur erdha unë. Unë nuk kam qenë udhëheqëse e kësaj shkolle në atë moment.

Gazetarja: Atëherë, erdhe ti dhe ta qërojmë?! Përtej këtij urdhëri, ka një urdhër human. Nuk të vret pak nga ana njerëzore që ai nxënës…

Titullarja e Shkollës: Mos u nisni nga ana njerëzore.

Gazetarja: Nga ana njerëzore moj zonjë sepse ky është urdhër dhe urdhrin ti e ke zbatuar çalë-çalë. Çfarë do të bëni për nxënësin? E kuptoni që i keni djegur vitin?!

Titullarja e Shkollës: Jo, unë nuk i kam djegur vitin.

Gazetarja: Po kush i ka djegur?

Titullarja e Shkollës: Ka një ligj…

Gazetarja: Moj zonjë ky nuk është ligj, është urdhër. Çfarë do të bëni me rastin e Emiljanos?

Titullarja e Shkollës: Ai ka mbushur moshën, të shkoj në shkollë të specializuar.

Gazetarja: Nuk ka mundësi të shkojë.

Titullarja e Shkollës: Atëherë ta gjejë mundësinë dikush tjetër, unë nuk mundem të merrem me të.

Gazetarja: Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Mihal Nako.

Drejtori i ZA Divjakë, Llazar Stase thotë se problemi u kap me vonesë dhe fajin e ka drejtoresha e shkollës. Stase thotë se djali u largua për sjellje agresive.

Gazetarja: Ju si zyrë arsimore ku ishit 2 vite më parë sepse djali deri në 18 vjeç ka zhvilluar këtu ciklin shkollor të 9-vjeçares. Pse nuk e vutë në dijeni para dy vitesh, por e vutë sot?

Drejtori Llazar Stasa: Mbaroi klasën e 8-të. Ky problem u kap kur nxënësi Emiljano Liçi filloi të bëhej i dhunshëm për sigurinë.

Gazetarja: Ta nxjerrin në rrugë, t’i hedhim dhe ca letra anonime dhe mbaroi filmi.

Drejtori Llazar Stasa: Nuk e kemi nxjerrë në rrugë. Nuk u regjistrua më në Shtator për efekt moshe.

Gazetarja: Profesori thotë të kundërtën.

Drejtori Llazar Stasa: Po lëre se çfarë thotë ai.

Mësuesi: Figronte në shkollë deri në 21 Shkurt. Ka ardhur në shkollë nxënësi.

Drejtori Llazar Stasa: Ne e kemi referuar rastin në Shërbimin Social të Bashkisë.

Gazetarja: Kur, para dy javësh?

Drejtori Llazar Stasa: Para 3 muajsh.

Gazetarja: Para 3 muajsh prapë vonë jeni sepse fillon ën Shtator shkolla, pse në Janar?!

Drejtori Llazar Stasa – Mësuesit: Ik mor!

Gazetarja: Është profesor ai, të lutem mos i fol kështu!

Drejtori Llazar Stasa: Po çfarë mësuesi ai, ai nuk është mësues.

Gazetarja: Mos u shpreh kështu se je dhe drejtor arsimi.

Drejtori Llazar Stasa: Do të ia dokumentojmë ne avash-avash.

Gazetarja: E keni kopsitur dhe profesorin që doni ta hiqni nga puna?

Mësuesi: Po, për mua po e bëjnë!

Gazetarja: Kush është arsyeja që duan të heqin nga puna?

Mësuesi: Për bindje politike se jam i djathtë. Unë jam me “Foltoren”, me Berishën.

Drejtori Llazar Stasa: Të shikosh veprimtarinë e tij është e tmerrshme. Këtij i është dhënë masë. A është normale që ta thërrasësh këtë ti këtu?!

Gazetarja: Ky është një professor i nderuar, ti je drejtor i nderuar.

Drejtori Llazar Stasa: Hajde mirupafshim!

Gazetarja: Po pse a duhet të jenë të gjithë me PS-në? Çfarë do të bëni me rastin sepse do ta shohë ministrja?

Drejtori Llazar Stasa: Unë ju pres në zyrë. Të ju vëmë dokumentat në dispozicion.

…..

Gazetarja: Po mirë mo tani, unë nuk e kuptoj, qëparë ti ike me makinë, tani erdhe vete. Tani më fole vetë.

Drejtori Llazar Stasa: Jo, jo çova makinën në ofiçinë edhe…

Gazetarja: Po mirë mo, ti edhe mund të mos më flisje mua! Po pse e përjashtoi ajo drejtoresha e shkollës, jo që në fillim të shkollës?

Drejtori Llazar Stasa: Jo, që në fillim të vitit. Drejtoreshën, për mos bërje të proçedurave të rregullta të shkresave, e kam propozuar për masë në DRAPT. Kam 11 drejtoresha, 10 janë model, nuk krahasohen me meshkujt. Kjo më ka nxirë, na ka nxirë jetën! I bën së prapthi shkresat.

Gazetarja: Ankesat?

Drejtori Llazar Stasa: Si ankesat?

Gazetarja: Ankesat për nxënësin, pra! Për këtë të rrezikshmin…

Drejtori Llazar Stasa: Ah, po! Po kanë ardhur 2 ankimime nga prindërit!

Gazetarja: O bobo, o bobo! Kur? Këto dy muajt e fundit? Po mirë, nga 3 vjet nuk ishte problematik ai, këto 2 muajt e fundit është bërë?

Drejtori Llazar Stasa: Po natyrisht, se ai e mbushi moshën!

Punonjësja sociale e shkollës dhe e njësisë, si dhe psikologu i shkollës sqarojnë se këto dy muaj kanë ardhur ankesat për djalin dhe jo më parë.

Psikologu i shkollës: Unë sapo kam mbushur 1 vit te ajo shkollë, raste të tilla më kanë ardhur vetëm këto 2-3 muajt e fundit.

Punonjësja sociale Gradishtë: Kështu më kanë ardhur, që ai prish qetësinë. Futet, ndërhyn, kur nxënësit e tjerë bëjnë aktivitet. Dy muajt e fundit. Se mbaj mend realisht të them fiks se kur ka ndodhur!

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano liçi llazar stasa emiljano liçi llazar stasa

Sondazh

Poll